E ardhmja e Pepes është larg Real Madridit.
Mbrojtësi portugez është lojtar i lirë dhe pritet që gjatë afatit kalimtar të verës të largohet nga kampioni aktual spanjoll.
Për shërbimet e mbrojtësit portugez ka shprehur interesim edhe skuadra franceze e PSG-së, e cila po i ofron hiq më pak se atë që i kanë ofruar madrilenët, transmeton Telegrafi.
Portugezi 34-vjeçar mund të bëhet lojtar i parisienëve vetëm për një vit, aq sa edhe Reali ka shprehur interesim për të bashkëpunuar me lojtarin.
Por, Pepen në radhët e veta duan ta kenë edhe shumë skuadra tjera evropiane, sidomos gjigantët turk.
Lojtari prej vitit 2007 luan për madrilenët, ku para kësaj veshi fanellën e Portos. /Telegrafi/