Mediat franceze raportojnë se Paris Saint-Germaini e ka ofruar Gianluigi Donnarumman ose Marco Verrattit te Manchester City për Bernardo Silvan.
Sipas Foot Mercato dhe le10sport, dyshja italiane janë përfshirë në ofertë për mundësinë e kalimit të anësorit portugez në Parc des Princes.
Besohet se kampioni i Evropës për klube kërkon rreth 80 milionë euro për ta lejuar largimin e Silvas, i cili ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.
Ai mund të nisë bisedimet me PSG-në, mirëpo deri më tani Pep Guardiola nuk ka qenë i interesuar që ta përfshijë Donnarumman ose Verratti si pjesë të bisedimeve.
Portieri është pjesë e kampionit francez nga vera e vitit 2021, derisa mesfushori luan në Paris nga viti 2012. /Telegrafi/