Telegrafi

PSG ofron Cavanin në ofertën për Ronaldon

Paris Saint-Germain janë të gatshëm të përdorin sulmuesin Edinson Cavanin si një hap të madh në ofertën e tyre për të nënshkruar me superyllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

E ardhmja afatgjatë e Ronaldos në Madrid është e pasigurt, pasi që aktualisht fituesi i Topit të Artë dëshiron të bëhet lojtari më i paguar në botë, nëse do të nënshkruajë një kontratë të re në Santiago Bernabeu.

Portugezi ka qenë prej kohësh një objektiv për PSG-në, i cili do të jetë i prirur për të formuar një sulm të fuqishëm me Ronaldon, Neymarin dhe Kylian Mbappen.

Dhe, për të ndihmuar në zvogëlimin e kostos së marrëveshjes, së bashku me bindjen e Madridit për të shitur Ronaldon, gjigantët francezë janë të gatshëm t’i ofrojnë një ofertë joshëse.

Drejtuesit parisien duan të krijojnë një sulm CR7-Neymar-Mbappe

Sipas mediumit El Confidencial, PSG janë të gatshëm të përfshijnë Cavanin si pjesë e ofertës së tyre.

Liderët e Ligue 1 përveç shërbimeve të sulmuesit uruguaian do të ofronin edhe një shumë të konsiderueshme të parave.

Me largimin e Cavanit nga Parc des Princes edhe Neymar do të ndihej më i lirë, pasi që nga transferimi i tij në Francë ka pasur shpesh përpalsje me uruguianin.

Megjithatë, ky transferim besohet të bëhet gjatë afatit kalimtar të verës dhe jo tani në afatin e janarit. /Telegrafi/