Paris Saint Germain janë duke kërkuar transferimin e një mbrojtësi të majtë.
Gjiganti francez ka piketuar mbrojtësin anësor të Milanit, Theo Hernandez, por transferimi i tij duket shumë i vështirë.
Theo ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm me Rossonerët duke qenë ndër më meritorët që Milani e mbylli në vendin e dytë.
23-vjeçari në 45 ndeshje zyrtare ka shënuar tetë gola dhe tetë asistime.
Mediat franceze kanë raportuar se PSG ka ofruar 50 milionë euro për t’i fituar shërbimet e anësorit.
Por Milani këtë ofertë e ka refuzuar, pasi duan të fitojnë 75 milionë euro nga shitja e Theos.
Theo iu bashkua Milanit dy vite më parë nga Real Madridi, derisa tani konsiderohet si njëri nga mbrojtësit e majtë më të mirë në botë. /Telegrafi/