Telegrafi

PSG me ofertë të majme për De Gean

David de Gea (Foto: Alex Livesey/Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germaini ka shfaqur interesim për portierin e Manchester Unitedit, David de Gea.

Sipas gazetarit francez, Geoffroy Garetier, skuadra nga qyteti i Parisit është duke tentuar që ta transferojë portierin spanjoll nga klubi anglez.

Gianluigi Buffon do të largohet nga PSG-ja me të përfunduar ky sezon, ndërsa Alphonse Areola nuk ka bindur për të qëndruar standard.

De Gea ka refuzuar ta rinovojë kontratën me Manchester Unitedin, pasi kërkesa për një pagë më të lartë është refuzuar nga këta të fundit.

Lexo po ashtu Man Utd shënjestron Navasin si zëvendësues të De Geas

Spanjolli pritet që të marrë një ofertë të majme nga kampioni i Ligue 1, ku besohet se mund të kalojë pagën prej 500 mijë eurosh në javë. /Telegrafi/