Telegrafi

PSG, ofertë të majme për Agueron

PSG po bën gati një ofertë për sulmuesin argjentinas të Manchester Cityt, Sergio Aguero.

Kështu shkruan së paku e përditshmja angleze “The Times”, klubi francez ka gati 60 milionë funte për shërbimet e reprezentuesit argjentinasit.

PSG raportohet se po dëshiron të shfrytëzojë problemet në marrëdhëniet e nxehura mes argjentinasit dhe trajnerit të Citizens, Pep Guardiola.

Ky i fundit nuk llogaritë në shërbimet e sulmuesit pasi që përparësi po i jep Gabriel Jesusit. /Telegrafi/