Anthony Martial është bërë objektivi madhor i gjigantit francez Paris Saint Germain.
Ylli i Manchester United dhe Kombëtares së Francës po kërkohet me ngulm nga PSG.
Sipas të përditshmes franceze L’Equipe, kampioni aktual i Francës janë duke përgatitur një ofertë të çmendur në drejtim të Manchester United për sulmuesin francez.
Ish-sulmuesi i Monacos dhe Lyonit pritet të rikthehet në elitën e futbollit francez dhe transferimi i tij mund të ndodh në janar.
L’Equipe shkruan se PSG janë të gatshëm të dërgojnë një ofertë mbi 60 milionë funte për ta bindur Unitedin të heqë dorë nga talenti francez.
20-vjeçari ka një kontratë me ‘Djajtë e Kuq’ deri në qershor të vitit 2019 dhe duket shumë e vështirë që United ta lë të lirë atë edhe pse oferta e PSG-së është jashtëzakonisht e lartë. /Telegrafi/