Paris Saint-Germain janë të gatshëm për t’i ofruar Wolfsburgut 75 milionë euro për nënshkrimin e Julian Draxler.
Sipas gazetës gjermane Bild, mesfushori me tipare sulmuese, Julian Draxler ka hyrë në preferencat e skuadrës nga kryeqyteti i Francës.
Agjenti i Draxler, Roger Wittmann thuhet se ka qenë në Paris ditëve të fundit për të avancuar negociatat me kampionët francezë.
Ndërsa, 75 milionë euro mund të duket shifër e tepruar, blerja e sulmuesit ka një klauzolë e cila nuk do të ndryshojë deri pas verës së vitit 2017.
Nëse ndodh shitja e Draxleri, ai do të bëhet transferimi i dytë më i madh ndonjëherë te Wolfsburgu, pas Kevin De Bruyne, i cili kaloi te Manchester City. /Telegrafi/