Emre Can do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar veror.
Mesfushori gjerman nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Maurizio Sarri që i ka dhënë lejen për tu larguar.
Barcelona dhe Bayern Munich janë dy ekipet që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe kampioni në fuqi i Francës, Paris Saint Germain.
L’Equipe ka shkruar se PSG ka bërë një ofertë prej 30 milionë eurove në drejtim të Juventusit për Can.
Tani mbetet të shihet nëse Zonja e Vjetër do ta pranoj ofertën e parisienëve apo do të pres një ofertë eventuale më të lartë nga Bayern apo Barcelona.
Kujtojmë që Can iu bashkua Juventusit edicionin e kaluar si futbollist i lirë nga Liverpooli. /Telegrafi/