Telegrafi

PSG me ofertë në drejtim të Interit, para dhe një futbollist për Hakimin

Largimi i Antonio Contes nga Interi mund të bëjë që të ketë ndryshime të mëdha në klubin zikaltër.

Emri më i përfolur për një largim është ai i Achraf Hakimit, me marokenin që kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Së fundmi është gjiganti francez Paris Saint Germain që po kërkon transferimin e mbrojtësit anësorë në Parc de Princes.

Mediat italiane dhe ato franceze kanë raportuar se PSG ka dy opsione për të nënshkruar me lojtarin.

Opsioni i parë është që të ofrojnë mesfushorin Leandro Paredes si dhe 25 milionë euro në drejtim të Interit për lojtarin.

Në rast se Inter nuk e pranon këtë ofertë, atëherë parisinët kanë të gatshëm 50 milionë euro para për transferimin e Hakimit.

22-vjeçari ka shkëlqyer nën urdhrat e trajnerit Antonio Conte dhe largimi i italianit nga klubi mund të bëj që edhe Hakimi të ndjek rrugën e tij.

Mbrojtësi i djathtë ka zhvilluar 45 ndeshje këtë edicion në të gjitha garat ku ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë 11 asistime.

Bayern Munich, Chelsea e Arsenal janë skuadrat tjera të interesuara për anësorin. /Telegrafi/