Real Madridi arriti verën e vitit të kaluar të mposhtë konkurrencën e Barcelonës për mesfushorin japonez Takfusa Kubo.
Reprezentuesi japonez iu bashkua Realit si transferim i lirë pasi i kishte skaduar kontrata me klubin FC Tokyo.
Edhe pse u paraqit me madrilenët në fazën përgatitore, Kubo u huazua te Mallorca për të pasur më shumë hapësira.
18-vjeçari është paraqitur në 24 ndeshje në La Liga ku ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime.
Por Reali mund ta humbas talentin e ri, pasi befasisht ai është duke u kërkuar nga kampioni francez Paris Saint Germiain.
Mediat franceze kanë raportuar se trajneri Thomas Tuchel e pëlqen jashtëzakonisht japonezin dhe ka kërkuar transferimin e tij në Parc de Princes.
Besohet se PSG ka bërë një ofertë mbi 20 milionë euro, ofertë që po vlerësohet nga Los Blancos.
Nëse Reali refuzon ofertën e PSG-së, atëherë Kubo mund të mbetet në La Liga, por tek njëra nga skuadrat Real Sociedad ose Real Betis që kanë kërkuar huazimin e tij për edicionin e ardhshëm. /Telegrafi/