Telegrafi

PSG nuk i ofron rinovimin, Thiago Silva do të largohet si lojtar i lirë

Thiago Silva. (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Paris Saint Germain duket se nuk dëshiron t’i mbajë lojtarët e vjetër në skuadër.

Kampioni në fuqi i Francës i kishte konfirmuar sulmuesit uruguaian se nuk do t’i vazhdohet kontrata.

E të njëjtën gjë PSG tani e ka bërë edhe me mbrojtësin brazilian, kapitenin e tyre Thiago Silva.

35-vjeçari është futur në vitin e fundit të kontratës dhe klubi nuk e ka ndërmend t’i ofrojë rinovimin.

Thiago Silva . (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Në anën tjetër Silva nuk dëshiron të tërhiqet nga futbolli pasi mendon se mund të luaj edhe për tri vite të tjera.

Mediat franceze kanë raportuar se ekziston një mundësi që braziliani të rikthehet sërish në Milan.

Por ofertat për të nuk mungojnë edhe nga kampionatin amerikan MLS dhe ai kinez. /Telegrafi/