Telegrafi

PSG nuk heq dorë nga transferimi i Pogbas

Klubi francez, Paris Saint-Germain vazhdon ta ketë objektiv të madh mesfushorin e Manchester Unitedit, Paul Pogba.

PSG ka vazhduar me përforcime këtë verë, pasi pas Georginio Wijnaldum dhe Achraf Hakimi, kanë konfirmuar edhe Sergio Ramosin.

Megjithatë, transferimet e verës për klubin nga Parc des Princes nuk pritet të ndalen me këto tri marrëveshje.

Lexo po ashtu Zyrtare: Sergio Ramos, lojtar i ri i Paris Saint-Germain

Portieri Gianluigi Donnarumma thuhet se është afër të konfirmohet si lojtar i ri, ndërsa thuhet se interesimi vazhdon edhe për mesfushorin Pogba.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, Paris Saint-Germain po refuzon të heqë dorë nga vendosja e një marrëveshjeje për Pogban këtë verë.

Përfaqësuesi i Francës ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij në Manchester United dhe mund t’i ofrohet një rrugë për në atdheun e tij.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe Real Madridi dhe Juventusi. /Telegrafi/