Telegrafi

PSG njofton Barcelonën për çmimin e Rabiotit

Paris Saint-Germain e ka informuar Barcelonën për çmimin e mesfushorit Adrien Rabiot.

Drejtorët e Barcelonës Pep Segura dhe Eric Abidal kanë qenë në Paris këtë javë për të diskutuar kushtet me PSG-në mbi një marrëveshje për Rabiot.

Tani në media po qarkullon lajmi se PSG e ka informuar gjigantin spanjoll rreth çmimit të mesfushorit francez.

Lexo po ashtu Abidal kërkon ta transferojë Rabiotin te Barcelona

Sipas mediumit Le Parisien, PSG i ka thënë Barçës se do të shesin mesfushorin me një tarifë prej 40 milionë eurosh.

Pavarësisht ardhjes së Arthur Melo nga Gremio, Barça janë gjithashtu të etur për të nxitur një marrëveshje për francezin.

Lexo po ashtu Barça këmbëngul për Rabiotin

Nga ana e tij, Rabiot është i gatshëm të bashkohet me Barcelonën, ndërsa nëna e tij Veronique ka folur me Abidal javën e shkuar për arritjen një transferimi.

Përveç Blaugranëve interesim për francezin ka shprehur edhe Arsenali, pasi trajneri Unai Emery i di aftësitë e tij. /Telegrafi/