Miralem Pjanic po i kalon ditët e tij të fundit si futbollist i Juventusit.
Mesfushori boshnjak pritet të largohet pasi në pozitën e tij do të vije Aaron Ramsey nga Arsenal.
Real Madrid mbetet njëra nga skuadrat e interesuara për shërbimet e boshnjakut.
Por së fundmi garës i është bashkuar edhe kampioni i ri i Francës, Paris Saint Germain.
Tuttosport ka raportuar se PSG ka gati 75 milionë euro për transferimin e Pjanicit në Parc De Princes.
Për 29-vjeçarin në rast të transferimit te PSG do të ishte një rikthim në Ligue 1, pasi më parë ka luajtur për Metz dhe Lyon. /Telegrafi/