Dimitri Payet që nga transferimi i tij te West Hami ka mahnitur të gjithë me kualitetin e tij.
Fal paraqitjeve të mira ai ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave të mëdha evropiane.
Sipas Daily Star, Paris Saint Germaini është e gatshme të paguajë 55 milionë euro për transferimin e francezit.
Një ofertë e tillë vështirë se do të refuzohej nga klubi anglez pasi shuma e transferimit të tij nga Marseille ishte shumë herë më e vogël.
Për Payet është e interesuar edhe Liverpooli. /Telegrafi/