Klubi francez, PSG ka nisur negociatat me Atletico Madridin për sulmuesin Antoine Griezmann.
Kampionët e Francës ka kohë që janë duke e përcjell francezin, i cili po bën një super sezon me madrilenët.
Sipas mediave francez, tashmë PSG-ja ka nisur bisedimet me Atleticon për Griezemann-in, i cili kërkohet edhe nga disa klube tjera evropiane.
Raportohet se parisienët kanë gati t’ia ofrojnë madrilenëve 70 milionë euro për reprezentuesin e Francës. /Telegrafi/