Paris Saint Germain është vënë në kërkim të një mbrojtësi qendror pas largimit të Thiago Silvas.
Mbrojtësi brazilian u largua nga Parc de Princes si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës me klubin francez.
Kampioni i ri i Ligue 1 tani është duke kërkuar transferimin e një mbrojtësi dhe po synon afrimin e Kurt Zoumas.
Mbrojtësi francez i Chelseat ka pasur një vit me ulje ngritje, por që vlerësohet lartë në Francë.
Sipas asaj që ka raportuar TeleFoot, PSG ka bërë një ofertë zyrtare në drejtim të Chelseat për yllin e londinezëve.
Parisienët i kanë ofruar londinezëve 30 milionë euro për ta lënë të lirë Zouman.
Besohet se do të pranohet oferta e PSG-së nga Chelsea, pasi Frank Lampard nuk llogarit në shërbimet e francezit për edicionin e ardhshëm.
Nga ana tjetër Chelsea është duke u interesuar për ta rikthyer në skuadër mbrojtësin holandez Nathan Ake dhe paratë e ardhura nga PSG janë mëse të mirëseardhura. /Telegrafi/