Telegrafi

PSG në kërkim të fitores ndaj Reims – formacionet bazë

Reims është kundërshtari i radhës për Paris Saint-Germainin në Ligue 1, në ndeshjen që zhvillohet në Parc des Princes.

Lideri i Ligue 1 ka lëshuar pikë në javët e fundit duke regjistruar disa barazime, ashtu që rivalët për titull i janë afruar paksa dhe aktualisht Nice është tetë pikë prapa.

Reims ka arkëtuar 24 pikë deri më tani dhe pozicionohet në vend të 14, me pesë pikë larg zonës së rrezikut.

Trajnerët Mauricio Pochettino dhe Oscar Garcia i kanë bërë zgjedhjet e tyre për futbollistët që do të startojnë nga fillimi.

Formacioni startues i Paris Saint-Germainit: Keylor Navas; Kehrer, Marquinhos, Ramos, Nuno Mendes; Paredes, Verratti, Danilo Pereira; Mbappe, Icardi, Di Maria.

Formacioni startues i Reims: Rajkovic; Foket, Gravillon, Faes, Abdelhamid, Busi; Locko, Matusiwa, Cajuste; Mbuku, Ekitike.

/Telegrafi/