Fanellat e Kylian Mbappes nuk mund të blihen më në dyqanet zyrtare të Paris Saint-Germain.
Për më tepër, posteri me fytyrën e francezit po hiqet nga jashtë stadiumit të tyre.
Gjithçka tregon se parisienët nuk do të llogarisin te lojtari këtë sezon. Ata duan që ai të largohet sa më shpejt të jetë e mundur, me Real Madridin të jetë destinacioni i tij prioritar.
Real Madridi pritet të nënshkruajë me Mbappen në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës. Ai ka një vit të mbetur nga kontrata e tij aktuale me parisienët.
Paris Saint-Germain po kërkon 250 milionë euro për kartonin e tij, mirëpo Los Blancos nuk do të paguajnë as 100 milionë euro.
Florentino Perez po tenton të arrijë një marrëveshje me klubin parisien për një shumë nën 100 milionë, duke ditur se lojtari ka hyr në vitin e fundit të kontratës së tij. /Telegrafi/