Paris Saint-Germain befasoi me huazimin e sulmuesit Moise Kean nga Evertoni në mbyllje të afatit kalimtar veror.
Në Parc de Princes, sulmuesi italian luan përkrah me bashkëkombësit Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi, prandaj mund të mendojë për zgjatjen e qëndrimit të tij.
Për më shumë, kampioni i Ligue 1 e ka edhe opsionin e transferimit të përhershëm, pasi t’i përfundojë periudha njëvjeçare e huazimit në verën e ardhshme.
France Football bën të ditur se nëse PSG vendos që të nënshkruajë kontratë afatgjate me Kean duhet t’i paguajë Evertonit vetëm 20 milionë euro.
Një vit më parë, 20-vjeçari u transferua nga Juventusi te klubi nga Goodison Park për 25 milionë funte (27.5 milionë euro). /Telegrafi/