Telegrafi

PSG monitoron Icardin

PSG-ja po mendon të bëjë një revolucion në sulm dhe vera pritet të sjellë era të rinj.

Ezequiel Lavezzi është shitur në Kinë, ndërsa Edinson Cavani dhe Zlatan Ibrahimovi pritet të largohen nga Franca.

Sheiku Al-Khelaifi kërkon me çdo kusht transferimin e Cristiano Ronaldos, por L’Equipe bën të ditur se kampionët e Francës i kanë hedhur ‘grepat’ edhe Mauro ICardit.

Madje disa drejtues të PSG-së kanë filluar të ndjekin sulmuesin, duke qenë të pranishëm në San Siro.

Sulmuesi argjentinas ka deklaruar se nuk e mendon largimin nga Milano.

Interi i ka vënë një çmim argjentinasit dhe për të kërkojnë 50 milionë euro për ta lënë të lirë sulmuesin argjentinas.

Ikardi kërkohet edhe nga Atletico, por e ardhmja e tij do të jetë vetëm tek klubi që do të jetë gati të paguaj shifrat që i do Interi. /Telegrafi/