Telegrafi

PSG-Ludogorets, formacionet bazë

Paris Saint Germaini është nikoqir i Ludogorets Razgrad në përballjen e fundit të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Kampioni francez është favorit për ta fituar këtë duel, pasi dëshiron ta kryesojë Grupin A, duke qenë se aktualisht ka pikë të barabarta me Arsenalin.

Ludogorets ka pikë të njëjta me Baselin dhe pjesëmarrja e tyre në Europa League vendoset nga kjo ndeshje.

Formacioni bazë i Paris Saint Germainit: Areola; Meunier, Marquinhos, Thiago Silva, Maxwell; Motta, Matuidi; Lucas, Ben Arfa, Di Maria; Cavani.

Formacioni bazë i Ludogorets Razgrad: Stoyanov; Cicinho, Plastun, Moti, Natanael; Dyakov, Marcelinho, Anicet; Misidzhan, Cafu, Wanderson.

/Telegrafi/