Site icon Telegrafi

PSG lidhet me Alex Sandron, bëhet favorit për transferimin e tij  

Alex Sandro (Foto: Getty Images)

Paris Saint-Germain është klubi më i fundit që lidhet me një transferim gjatë verës për mbrojtësin e Juventusit, Alex Sandro.

Mbrojtësi brazilian, i cili ka fituar dy tituj të Serie A dhe dy herë Kupën e Italisë që nga ardhja e tij nga Porto në vitin 2015, ka parë ngritjen e çmimit të tij në mënyrë të jashtëzakonshme gjatë vitit të kaluar.

Skuadra të mëdha si Chelsea, Manchester Unitedi dhe Real Madridi thuhet të jenë të interesuar në sigurimin e nënshkrimit të 27-vjeçarit në një marrëveshje transferimi pas përfundimit të sezonit.

Lexo po ashtu Juventusi ka refuzuar 50 milionë euro për Alex Sandron

Megjithatë, gazeta italiane Tuttosport pretendon se skuadra franceze, PSG, tani është në krye të listës për reprezentuesin e Brazilit.

Alex Sandro

Sipas të përditshmes italiane, marrëdhëniet pozitive të Sandros me drejtorin sportiv të PSG-së, Antero Henrique, mund të jenë të rëndësishme, pasi dyshja ka punuar më parë gjatë kohës së tyre në Portugali.

Juventusi thuhet se ka refuzuar një ofertë prej 60 milionë eurosh për Sandron verën e kaluar, por një ofertë edhe më e madhe do të mund të ishte në garë këtë herë.

Lexo po ashtu Emery afër shkarkimit, sheikët e PSG-së kanë gati listën me katër emra të mëdhenj trajnerësh

Ashtu si mbrojtësin, PSG gjithashtu raportohet se po shqyrton një lëvizje për të rrëmbyer edhe trajnerin Massimiliano Allegri nga Bianconerët.

Trajneri aktual i skuadrës nga Parc-des-Princes, Unai Emery, është i sigurt se do të largohet në fund të sezonit pasi ekipi i tij u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Real Madridi në fazën e parë të eliminimit direkt. /Telegrafi/

Exit mobile version