Telegrafi

PSG konsideron transferimin e Baccas

Paris Saint-Germain raportohet se dëshiron Carlos Baccan, por kjo varet se si Milani do ta kryej këtë sezon.

Sulmuesi kolumbian dukej e sigurt që do të largohej nga Rossonerët këtë verë, por ai nuk arriti të pajtohet me një transferim në West Ham dhe e ka filluar sezonin me pesë gola në pesë ndeshje.

Sipas Tuttosport, kampioni francez, PSG janë të interesuar në kolumbianin këtë verë, por ata nuk mund të bëjnë një lëvizje pasi nuk mund të regjistrojnë ndonjë lojtarë më shumë ekstra-komunitar.

Megjithatë, mendohet se ‘sheikët’ ruajnë interesimin e tyre dhe mund të provojnë përsëri verën e ardhshme, pasi ky do të ishte një veprim joshës për trajnerin, Unai Emery, njeriu me të cilin Bacca ka punuar në mënyrë të suksesshme në Sevilla.

Pjesa më e madhe do të varet nga ndikimi i pronarëve të rinj kinezë në Milano, Sino-Europe Sport, por Bacca nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën e tij për të luajtur në Ligën e Kampionëve, kështu që pronësia e re do të duhet të tregojnë se ata menjëherë mund të ndërtojnë një ekip të madh. /Telegrafi/