Michy Batshuay ka përfunduar në radarin e gjigantit francez, Paris Saint-Germain.
Kampionit francez i intereson shumë një sulmues qendre, për të zëvendësuar Edinson Cavanin apo edhe për t’i bërë konkurrencë.
Kështu, sipas gazetës franceze L’Equipe, drejtori sportiv i PSG-së, Patrick Kluivert ka kontaktuar Chelsean në lidhje me një transferim të mundshëm të sulmuesit Michy Batshuayi.
Sulmuesi belg ka bërë 12 paraqitje si zëvendësues për Blutë këtë sezon, por ende nuk ka mundur që ta filloj ndonjë ndeshje si titullar në Ligën Premier, përcjell Telegrafi.
Për Batshuayin interesim kanë shprehur edhe skuadrat angleze si West Ham dhe Swansea, teksa edhe ish-skuadra e tij Marseille do të dëshironte kthimin e tij me huazim. /Telegrafi/