Paris Saint-Germain thuhet se ka rezervuar Kullën Eifel dhe kjo thuhet se po lidhet me prezantimin e transferimit të madh të Lionel Messit.
Kur PSG theu rekordin botëror të transferimeve për të nënshkruar me Neymar nga Barcelona në vitin 2017, ata e prezantuan me stil yllin brazilian.
Drejtuesit e klubit brazilian thuhet se rezervuan për rreth 300 mijë euro Kullën Eifel dhe shkruan emrin e Neymarit aty, si prezantim i transferimit të ri.
Tani, duket sikur një transferim tjetër i madh mund të vendoset për një natë tjetër në monumentin më ikonik të Parisit, me nënshkrimin e Lionel Messit.
Sipas gazetarit të rrjetit televiziv ESPN, Diego Monroig, PSG ka rezervuar përsëri Kullën Eifel për të martën e 10 gushtit.
According to reports, the Eiffel Tower has been booked by PSG for 10th of August.
The last time they booked the Eiffel Tower was to announce Neymar back in 2017.
Lionel Messi, confirmed? 👀 pic.twitter.com/QDmtZm9Ocp
— 🎯 Tommy's Darts Tips (@TommysDartsTips) August 7, 2021
Natyrisht, kjo ka çuar në histori që sugjerojnë se zbulimi apo prezantimi i Messit do të bëhet në kryeqytetin francez pikërisht me këtë datë.
Transferimi i Messit kishte ngritur pyetje në lidhje me realizueshmërinë e marrëveshjes nëse PSG po planifikonte të pajtohej me Fair Play Financiar.
Megjithatë, për shkak të pandemisë, kufizimet janë lehtësuar dhe nuk do të pengojnë kalimin e nënshkrimit dhe Messi shpejt pritet të konfirmohet si lojtar i ri i PSG. /Telegrafi/
A date is set. 🗓https://t.co/bSWq5AZqeu
— MARCA in English 🇺🇸 (@MARCAinENGLISH) August 7, 2021