Site icon Telegrafi

PSG ka marrëveshje me Neymarin, tenton t’i fillojë bisedimet me Barcelonën

Paris Saint Germain vazhdon të insistojë për Neymar dhe janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e lojtarit.

Sipas gazetës franceze L’Equipe, klubi parisien, pasi ka arritur marrëveshjen me vetë futbollistin, tani ka nisur kontaktet me Barcelonën, për të kryer transferimin më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Për të ulur disi kostot fiskale, drejtuesit e PSG kanë pranuar të derdhin plot 222 milionë euro që, është klauzola e largimit të lojtarit, direkt në arkat e blaugranave, dhe jo në llogarinë e Neymar.

Barcelona ndërkohë mohon çdo bisedë me ekipin francez dhe sipas Sport nuk ka ndërmend as t’i nise bisedimet, sepse nuk dëshiron të përforcojë një rival të drejtpërdrejtë në Evropë.

Katalanasve nuk u ka pëlqyer sjellja e drejtuesve të Parisit për çështjen “Verrati” ndaj po mbajnë një qëndrim të ftohtë ndaj tyre sa i përket transferimit të mundshëm të Neymar në Francë.

PSG megjithatë nuk ka ndërmend të heqë dorë dhe do ta paguajë klauzolën dhje për Neymarin pagë prej 30 milionë euro.

Exit mobile version