Paris Saint-Germain thuhet se tashmë e ka identifikuar sulmuesin e Tottenham Hotspur, Harry Kane, si zëvendësuesin të Kylian Mbappe, i cili pritet të largohet.
Al-Hilal ka bërë një ofertë rekord botëror prej 300 milionë eurosh për Mbappen, e cila u pranua nga PSG, me skuadrën e Arabisë Saudite të gatshme ta ketë sulmuesin vetëm për një sezon nëse e arrin marrëveshjen.
Qasja e klubit të Superligës së Arabisë Saudite vjen pasi PSG e la Mbappen jashtë turneut të tyre parasezonal në Japoni, me synimin për të shitur 24-vjeçarin nëse ai nuk angazhohet për një marrëveshje të re.
Ndërsa PSG e ka pranuar ofertën, nuk ka pasur bisedime mes klubit saudit dhe Mbappes, me gjigantët francezë të bindur se sulmuesi ka pranuar të bashkohet me Real Madridin vitin e ardhshëm.
Nëse lëvizja ndodh, do të shkatërronte normat financiare të futbollit, me Mbappen që i është ofruar një pagë rekord botëror, e cila pretendohet të jetë 700 milionë euro në vit, duke përfshirë marrëveshjen mbi imazhin.
Duke parë largimin e Lionel Messit në fillim të kësaj vere, PSG do të kërkojë të veprojë shpejt për të zëvendësuar francezin.
Sipas mediumit Relevo, PSG kishte rihapur bisedimet me Tottenham Hotspur për të nënshkruar me Kane këtë verë.
Klubi francez thuhet se synon të blejë reprezentuesin anglez në javët e ardhshme, pasi ata shikojnë drejt jetës pas Mbappen. Spurs thuhet se kanë një marrëdhënie të mirë me PSG-në, gjë që mund të ndihmojë në negociata.
Në të vërtetë, kryetarit të Tottenham, Daniel Levy, i është thënë nga pronari i klubit, Joe Lewis, se Kane nuk mund të lejohet të përfundojë kontratën e tij dhe të largohet për asgjë vitin e ardhshëm.
Golashënuesi rekord i Anglisë, i cili feston ditëlindjen e tij të 30-të të premten, është në 12 muajt e fundit të marrëveshjes së tij gjashtëvjeçare me Spurs. Ai ka tërhequr interes nga disa klube kryesore duke përfshirë Bayern Munich, të cilët kanë bërë dy oferta për lojtarin.
Ndërsa Levy është i bindur se Kane nuk është në shitje, Leëis i është thënë se nëse një kontratë e raportuar prej 400 mijë funte në javë nuk nënshkruhet, Kane duhet të shitet këtë verë. Çmimi i kërkuar është rreth 120 milionë euro. /Telegrafi/