Paris Saint-Germain është gati të bëjë një ofertë të kënaqshme në tentim për të transferuar MattiaDe Sciglion nga Juventusi.
Kampionët francezë kanë identifikuar mbrojtësin italian, De Sciglio, si objektivin e tyre numër një në janar.
Kjo pasi trajneri Thomas Tuchel është i etur për të sjellë cilësi shtesë në pjesën e prapme dhe ylli i Juventusit shihet si ideali.
Sipas mediumit italian Corriere di Torino, PSG është gati t’i ofrojë Juventusit shërbimet e Layvin Kurzawas plus 10 milionë euro për De Sciglion.
Kurzawa është vlerësuar si i diskutueshëm, pavarësisht se është paraqitur në shtatë ndeshje të Ligue 1 për PSG këtë sezon. /Telegrafi/