PSG ka gati mbi 115 milionë euro dhe dyfishim të pagës për Kanten Paris Saint-Germain është gati të ofrojë më shumë se 100 milionë funte apo 115 milionë euro për mesfushorin francez të Chelseat, N’Golo Kante.
Kante ka treguar formë të lartë në vitet e fundit në Ligën Premier, me Leicester Cityn dhe Chelsean.
Kjo formë dhe paraqitjet e larta me kombëtaren e Francës gjithashtu kanë bërë që Kante të bëhet një objektiv i skuadrave të mëdha evropiane.
Sipas Goal.com, PSG e kanë bërë Kanten objektivin e tyre primar dhe se ata mund të përfshijnë mesfushorin francez, Adrien Rabiot, si pjesë të marrëveshjes.
Mesfushori francez, i cili do të përballet me Uruguain në çerekfinale të Kupës së Botës të premten, pothuajse do të dyfishojë pagën e tij nëse ai do të transferohej në Parc des Princes.
PSG është gati për t’i ofruar Kantes një kontratë afatgjatë me vlerë prej 220 mijë funtesh në javë apo një rritje prej 100 mijë funtesh nga kushtet e tij aktuale në Stamford Bridge.
Megjithatë, Blutë mund të zgjedhin të shmangin interesin për ish-lojtarin e Leicester duke i ofruar atij një marrëveshje të përmirësuar me një vlerë të ngjashme. /Telegrafi/