Ishte Barcelona ajo që njoftoi se Neymar nuk është stërvitur me skuadrën, por e gjitha kjo me lejen e trajnerit.
Dhe se lojtari kishte ardhur më vonë për të përshëndetur bashkëlojtarët e tij te klubi katalnuas.
Ndërsa klubi francez ende nuk është i bërë gjallë në rrjetet sociale, së paku jo me një njoftim zyrtar, edhe pse ka jap disa shkëndija, transmeton Telegrafi.
Çdo gjë filloi me një postim në Twitter të mbrojtësit të PSG-së, Thomas Meunier, por ka mjaftuar kjo që tifozët e klubit francez të ngritën në këmbë, ndërsa më poshtë keni bisedën e plotë mes të lojtarit dhe klubit:
Meunier: Atëherë, lajmi i madh… #HerëtOseVonë
Ndërsa PSG ia ktheu me një ‘emoji’ duket treguar se gjërat janë paksa të kompikuara.
Meunier: Si do e zgjidhim këtë?
PSG: Të presim edhe pak?
Meunier: Në rregull… më njoftoni nëse jemi në rrugë të mirë
PSG: Së shpejti… /Telegrafi/