Site icon Telegrafi

PSG-ja mposht dy gjigantët anglez – siguron shërbimet e sensacionit portugez

Paris-Saint-Germaini tashmë po llogaritet si favorit për të transferuar Joao Neves nga Benfica sipas një raportimi të ri.

Neves ka tërhequr interesimin e shumë klubeve këtë verë pas paraqitjeve të tij të mira në Portugali me Benficën.

Sidoqoftë, sipas Fabrizio Romanos, PSG-ja tashmë është kandidati kryesor për të siguruar shërbimet e 19-vjeçarit.

Sipas gazetës portugeze A Bola, Neves do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me kampionin e Ligue 1 dhe do të përfitoj një pagë vjetore prej 5 milionë eurosh.

Kjo do të bënte që ai të përfitonte një rritje substanciale të pagës prej 1.74 milionë eurosh, pasi me kontratën aktuale tek Benfica, ai përfitonte 500 mijë euro në sezon.

Reprezentuesi portugez nuk ka luajtur në turin parasezonal me Benficën pas përfundimit të Euro 2024 me Portugalinë dhe nëse PSG-ja vepron shpejt, ai do të mund të luajë në parasezon me kampionin francez.

Ndërkohë, PSG-ja dhe Benfica janë ende duke negociuar transferimin, i cili mund të kushtojë deri në 70 milionë euro (60 milionë euro plus 10 milionë në bonuse), ani pse kanë mbetur edhe disa detaje për t’u diskutuar.

Interesim për shërbimet e Nevesit kishin shprehur dy gjigantët anglez Manchester United dhe Arsenal, por sensacioni portugez ka vendosur që karrierën ta vazhdojë në Francë./Telegrafi/

Exit mobile version