Site icon Telegrafi

PSG-ja i kërkon Barcelonës dy lojtarë dhe 50 milionë euro për Neymarin

Neymar (Foto: Getty/Goal)

Paris Saint-Germain duke se është i gatshëm që ta shesë Neymarin në këtë afat kalimtar te Barcelona edhe pse në ditët e kaluar ngurronte të bënte biznes me katalunasit.

Sulmuesi brazilian kaloi te kampioni i Ligue 1 në verën e vitit 2017 për shumën rekorde 222 milionë euro nga Blaugranasit, por tani projektohet rikthimi i tij në Camp Nou.

Sipas asaj që raporton Goal.com, skuadra franceze është e gatshme ta lejojë rikthimin e 27-vjeçarit në La Liga, mirëpo ka kërkuar dy lojtarë dhe para për ta arritur marrëveshjen.

E përditshmja angleze raporton më tej se PSG-ja po kërkon Philippe Coutinhon, Nelson Semedon dhe 50 milionë euro për ta lënë të lirë Neymarin.

Coutinhon nuk ka arritur ta gjejë veten në Spanjë, andaj kampioni i La Liga-së po mendon shitjen e tij në këtë afat.

Lexo po ashtu Barcelona gjithmonë e më afër Neymarit: Ofrohen Dembele dhe Rakitic plus para, PSG gati të pranojë

Nga ana tjetër, Semedo ka konkurrencë të ashpër nga Sergio Roberto, dhe kjo mund të bëjë që ai ta pranojë largimin.

Skuadra nga qyteti i Parisit thuhet se kërkon dy lojtarët dhe 50 milionë euro për ta lënë Neymarin të rikthehet në Camp Nou, por që ende nuk ka ndonjë veprim nga Barca. /Telegrafi/

Exit mobile version