Paris Saint-Germian e ka mposhtur Real Madridin në Parkun e Princave me rezultat 3-0 në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Angel Di maria e hapi llogarinë e golave për parisienëve në minutën e 14-të, pas asistimit që e pranoi nga Juan Bernat.
Anësori argjentinas (33’) ishte tejet i disponuar për lojë, derisa arriti ta dyfishonte epërsinë për kampionin e Ligue 1, nga asistimi që i bëri Idrissa Gueye.
Los Blancos ishin të pafat në fund të pjesës së parë, pasi Gareth Bale shënoi gol për ta ngushtuar epërsinë, mirëpo gjyqtari Anthony Taylor e Anuloi atë shkaku i lojës me dorë në minutën e 40-të.
Pjesa e parë përfundoi me dy golat e shënuar, ndërsa në të dytën u shënua vetëm një.
Real Madridi tentoi ta ngushtonte rezultatin e parisienëve me anë të Karim Benzemas dhe Eden Hazardit, mirëpo që dyshja ishin të pafat.
Thomas Meunier e trefishoi epërsinë e francezëve në minutën e 90+1 me asistimin fantastik të Juan Bernat.
PSG është lider i Grupit A me tri pikë, derisa Club Bruge dhe Galatasaray ndajnë pikët në ndeshjen që përfundoi pa gola, dhe madrilenët pa pikë. /Telegrafi/
Di Maria always turns up against his old teams pic.twitter.com/XQKd7g9rsB
— K1🙏🏿 (@KorKwabz3) September 18, 2019
Ángel Di María gives #PSG the lead against his former club. Well-worked move down the left with Icardi and Bernat, and then Di María beat Courtois at the near post.#PSGRMA #UCLpic.twitter.com/CPtzAUYqfp
— Joga Bonito (@Jasoninho10) September 18, 2019
PSG 3-0 Real Madrid | Meunier Goal pic.twitter.com/YpoRBrKC55
— ReleaseSky (@Releasesky2) September 18, 2019