Telegrafi

PSG intensifikon bisedimet për transferimin e Sergio Ramosit

Paris Saint-Germain është i vendosur të provojë ta transferojë Sergio Ramosin falas, pasi kontrata e tij në Real Madrid përfundon sot (e mërkurë) më 30 qershor.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Perez e bëri të qartë se Los Blancos donte të mbante kapitenin e tyre, por në kohën kur ai pranoi ofertën e tyre për një zgjatje të kontratës një vjeçare, ishte tepër vonë.

Tani, sipas mediumi L’Equipe, bisedimet midis kampit të Ramosit dhe PSG-së janë intensifikuar në ditët e fundit, me të dy palët që janë jo shumë larg për të arritur një marrëveshje.

Lexo po ashtu Florentino Perez: Real Madridi i ofroi Sergio Ramosit një kontratë dhe ai nuk e pranoi

Sidoqoftë, siç ishte rasti me Real Madridin, dëshira e Ramosit për një kontratë dy-vjeçare ka qenë një pengesë.

PSG fillimisht i kishte ofruar 35-vjeçarit një marrëveshje një vjeçare, por ai është i bindur se dëshiron të nënshkruajë një kontratë që do ta mbajë atë në klubin e tij të ardhshëm për dy sezonet e ardhshme.

Fotomontazh: Ramos me fanellën e PSG-së

Parisienët nuk janë të vetmit të interesuar për të nënshkruar Ramosin, megjithëse gazeta Marca e kupton që ka edhe dy klube të tjera të etura për të siguruar shërbimet e lojtarit të lirë.

Gazeta franceze L’Equipe pretendon se një marrëveshje midis PSG-së dhe Ramosit mund të arrihet për një marrëveshje një-vjeçare me opsionin për një të dytë, me që nuk ka pasur ndonjë çështje në lidhje me anën financiare.

Lexo po ashtu Ramos u ka treguar tashmë miqve të ngushtë te Real Madrid se në cilin klub po planifikon të transferohet

Drejtori sportiv i PSG-së, Leonardo është i vendosur të sjellë Ramos në Parc des Princes, por ai i ka bërë të qartë spanjollit se nuk i siguron një vend në formacionin titullar, pasi ai do të duhet të luftojë me Presnel Kimpembe dhe Marquinhos për një vend në ekipin e Mauricio Pochettino.

Ramos zyrtarisht do të bëhet një lojtar i lirë sot (30 qershor), por ai tashmë kishte ceremoninë e tij të lamtumirës në Real Madridit më 17 qershor.

Ka pasur mjaft thashetheme në lidhje me të ardhmen e Ramosit, por duket gjithnjë e më e mundshme që klubi i tij i ardhshëm të jetë PSG. /Telegrafi/