Pronari i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi mohon se Blaise Matuidi mund të bashkohet me Juventusin, pasi e ka cilësuar francezin si zemra e klubit.
Me Paul Pogba që i mungon vetëm formaliteti nga bashkimi zyrtar me Manchester Unitedin, është raportuar se bardhezinjtë mund të shikojnë shokun e tij nga kombëtarja e Francës, si një zëvendësim ideal.
Megjithatë, duke folur në prezantimin zyrtar të nënshkrimit të ri Jese, kryetari i PSG-së ka mohuar se bisedimet me Juven janë duke u zhvilluar.
“Nëse lojtarët duan të largohen, ne do të shohim. Blaise ende ka dy vjet në kontratën e tij, ai është shumë i rëndësishëm për klubin dhe tifozët, dhe ai luan për Francën”, ka thënë Al-Khelaifi para gazetarëve, transmeton Telegrafi.
“Ne kemi marrëdhënie shumë të mira me të, ai është shumë profesional. Ai është zemra e klubit. Ne nuk kemi biseduar për një largim me të”, përfundoi sheiku i kampionit francez. /Telegrafi/