Telegrafi

PSG ia cakton çmimin Mbappes – tani ‘topi’ është në fushën e Real Madridit

Paris Saint-Germain raportohet se është pajtuar më në fund që të shesë Kylian Mbappe.

Përkundër vullnetit të tyre, skuadra franceze është në dijeni se mund ta humbasin sulmuesin si lojtar të lirë verën e ardhshme.

Sipas asaj që raporton Marca, PSG i ka bërë të ditur Real Madridi se duan 200 milionë euro për ta lënë fituesin e Kupës së Botës të lirët të largohet.

Los Blancos në ditët e fundit janë duke nxituar që të transferojnë 22-vjeçarin, mirëpo ende nuk kanë pasur sukses.

Por, nga mediumi spanjoll bëhet i ditur se parisienët tani po kërkojnë shifrën që do të ishte rekorde për madrilenët.

Mbappe shënoi mbrëmë dy gola në fitoren 2-0 të PSG-së ndaj Reims, e që e ardhmja e tij ende nuk është e përcaktuar. /Telegrafi/