Mediat raportuan gjatë ditës së Paris Saint-Germain ia ka caktuar çmimin Kylian Mbappes, duke kërkuar 200 milionë euro për lirimin e tij.
Sipas asaj që raportoi Marca, PSG i ka bërë të ditur Real Madridi se duan 200 milionë euro për ta lënë të lirët lojtarin që të largohet.
Tani SkySports raporton se Real Madrid është gati ta paguajë këtë shumë brenda dy orësh.
Real Madrid are considering raising their offer for Kylian Mbappe to €200m in the next two hours.
— Sky Sports News (@SkySportsNews) August 30, 2021
Mbretërit do të ofrojnë shumën por jo të plotë, pasi oferta do të jetë 170 milionë euro plus 30 milionë euro të tjera në bonuse.
Në orët në vijim pritet të ketë më shumë zhvillime, pasi që lojtari ka ndarë mendjen që të largohet. /Telegrafi/