Telegrafi

PSG hyn në garë për Amrabat

(Foto: Getty Images)

Pas performancën mbresëlënëse në Kampionatin Botëror, Sofyan Amrabat ka tërhequr interesimin e klubeve kryesore evropiane.

Sipas njoftimeve në gazetën marokene, Al Mountakhab, Paris Saint-Germaini është në mesin e klubeve të interesuara.

Mesfushori i Fiorentinas ka kontratë deri në vitin 2024, ndërsa klubi italian është i interesuar që të përfitojë nga shitja e tij.

(Foto: Getty Images)

Viola shpreson që të thyejë rekordin e shitjes me transferimin eventual të Amrabat në ndonjë klub të madh.

Kujtojmë që Maroku arriti deri në gjysmëfinale të ‘Katar 2022’, ku u mposht nga Franca, ndërsa në ndeshjen për vendin e tretë humbi nga Kroacia. /Telegrafi/