Site icon Telegrafi

PSG gati ta sprovojë Milanin me një ofertë prej 70 milionë eurove për Rafael Leaon

Rafael Leao është futbollisti kryesor i Milanit këtë edicion falë golave e asistimeve të tij.

Sulmuesi portugez ka shkëlqyer këtë edicion, duke bartur barrën kryesore të Rossonerëve në repartin ofensivë.

22-vjeçari ka realizuar 11 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë në 32 ndeshje zyrtare këtë edicion me fanellën kuqezi.

Por Milani mund të mbetet pa yllin e tyre kryesor për edicionin e ardhshëm, pasi PSG ka shprehur interesim për të.

La Gazzetta dello Sport ka raportuar se PSG është gati ta sprovojë me një ofertë prej 70 milionë eurove.

Lexo po ashtu Milani i bindur se Leao do të rinovojë

Leao fiton vetëm 1,7 milionë euro në vit te Milani dhe portugezi mund të tundohet nga oferta e parisienëve, me klubin francez që është gati t’i ofrojë pagë pesë herë më të lartë sulmuesit.

Gjithsesi vështirë të besohet se Milani do ta lejoj largimin e Leaos, pasi Rossonerët janë duke tentuar t’ia vazhdojnë kontratën me pagë më të mirë. /Telegrafi/

Exit mobile version