Telegrafi

PSG fiton me përmbysje ndaj Maccabit

(Foto: Twitter/Paris Saint-Germain)

Paris Saint-Germaini është rikthyer nga disavantazhi për të fituar me përmbysje ndaj Maccabi Haifas (3-1) në Sammy Ofer Stadium, në ndeshjen e dytë të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Në sfidën e vlefshme për Grupin H, skuadra vendase i befasoi mysafirët duke krijuar epërsi me golin e Tjaronn Chery (24’).

Megjithatë, nuk vonoi reagimi i kampionit francez, kur pas një harkimi nga Kylian Mbappe topi shkoi te Lionel Messi, i cili u tregua i saktë nga afërsia (37’).

Në pjesën e dytë (69’), nikoqirët e përmbysën rezultatin. Kësaj radhe Messi ishte asistues, ndërsa Mbappe realizues.

Nuk mund të mungonte goli i Neymar (88’) në këtë takim për ta përmbushur treshen sulmuese. Asistues ishte Marco Verratti.

Paris Saint-Germaini është lider i Grupit H me gjashtë pikë, aq sa ka edhe Benfica, derisa Juventusi dhe Maccabi Haifa akoma nuk kanë marrë asnjë pikë pas dy ndeshjeve. /Telegrafi/