Site icon Telegrafi

PSG fiton ndaj Nice, Mbappe kthehet me gol

PSG ka fituar si mysafirë ndaj Nices me rezultat 4-1, duke e vazhduar serinë drejt tri fitoreve radhazi.

Edhe pse pa Neymarin dhe Edison Cavanin, PSG e hipotekoi fitoren që në pjesën e parë.

Ishte Angel Di Maria ai që shënoi dy herë në minutën e 15-të dhe 21–të.

Në pjesën e dytë Nice tentoi që ta rihap ndeshjen me Igniatius Ganago për 2-1, por ishte gjithçka cka bëri.

Kylian Mbappe u kthye me gol pas lëndimit kur shënoi në minutën e 88-të.

https://twitter.com/deadpoo88211937/status/1185294365838774272

Në fund nuk mungoi as goli i Mauro Icardit që shënoi në kohën shtesë (4-1).

https://www.youtube.com/watch?v=OV0c-18qg4U

Pas kësaj fitoreje PSG ka 24 pikë dhe është lider në kampionat. /Telegrafi/

Exit mobile version