Kampioni francez ka treguar forcën edhe ndaj Montpellier në udhëtim, duke fituar me rezultat 4-0.
Dy golat e parë të ndeshje u shënuan pikërisht nga ylli argjentinas, Lionel Messi.
Messi gjeti golin e parë pas vetëm gjashtë minutave lojë, duke shënuar për 0-1.
Argjentinasi ishte i saktë edhe në minutën e 20-të për 0-2.
Në të dy golat, Messi u asistua nga Kylian Mbappe.
Pa u mbyllur pjesa e parë golin e gjeti edhe Angel Di Maria që shënoi për 3-0.
Në pjesën e dytë ra paksa ritmi, por PSG gjeti edhe një gol.
Nga pika e bardhë ishte Kylian Mbappe që shënoi për 4-0.
⏹ Great victory Parisians! ❤️💙#MHSCPSG I 0-4 pic.twitter.com/Xrl0dTQFl2
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) May 14, 2022
PSG ka 80 pikë kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund, ndërsa Montpellier janë në vendin e 13-të me 43 pikë. /Telegrafi/