Telegrafi

PSG fillon bisedimet me agjentin shqiptar Fali Ramadani, dy yjet e mëdha nga Serie A do t’i bashkohen parisienëve

Pamje nga një ndeshje e Serie A. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Paris Saint Germain synon të përforcohet në afatin kalimtar të verës.

Kampioni në fuqi i Francës ka kthyer sytë kah Serie A, ku është në kërkim të dy yjeve nga kampionati italian.

Mbrojtësi i Napolit, Kalidou Koulibaly dhe mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic janë objektivat e parisienëve.

Kalidou Koulibaly . (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Drejtori sportiv Leonardo është takuar me agjentin shqiptar Fali Ramadani që përfaqëson dy yjet e Serie A.

Të dy lojtarët janë të hapur për një kalim në rikthim në Ligue 1 pasi edhe më parë kishin bërë karrierë në Francë.

Por parisienët nuk do ta kenë të lehtë t’i bindin klubet e dy lojtarëve, pasi çmimi i tyre është i lartë.

Napoli e vlerëson kapitenin e tyre rreth 100 milionë euro, teksa Juventus nuk dëshiron të dëgjojë për ofertat nën 60 milionë për Pjanicin. /Telegrafi/