Paris Saint-Germain thuhet se do të sigurojë shërbimet e mbrojtësit Matthijs De Ligt, pasi do t’i ofrojë kontratë më të madhe dhe fitimprurëse.
De Ligt ka befasuar të gjithë me nivelin e lartë të treguar si kapiten i Ajaxit, por edhe si partner i Virgil Van Dijk te Holanda.
Paraqitjet e tij të mira kanë bërë që klubet evropiane të futen në ‘luftë’ për të siguruar shërbime tij.
Barcelona ishte klubi që shihej si i ardhshmi për De Ligt shkaku i marrëdhënieve të mira me Ajaxin, ndërsa edhe Manchester Unitedi shihej si destinacion i mundshëm.
Megjithatë, PSG është e vendosur të sigurojë shërbimet e de Ligt dhe të fitojë garën ndaj Barçës dhe Unitedit si rezultat i një oferte më të madhe për pagë.
Sipas mediumit britanik Daily Mail, kampionët e Ligue 1 do t’i ofrojnë kapitenit të Ajaxit plot 17 milionë funte në vit.
Kjo gazetë gjithashtu thekson se 19-vjeçari holandez beson se mund të lëvizë më vonë në La Liga ose në Ligën Premier në karrierën e tij. /Telegrafi/