Telegrafi

PSG i falet Icardit, i merr tri pikë ndaj Galatasarayt

Mauro Icardi . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

PSG ka arritur të marr fitore ndaj Galatasaryt si mysafir me rezultat 1-0.

Ndeshja e dytë për kryeqytetasit francez doli të jetë më e vështirë, pasi turqit e kishin përgatitur ndeshjen mjaftë mirë, sidomos në anën mbrojtëse.

Në pjesën e parë edhe pse kishte shumë raste, u mbyll pa gola.

Me të filluar pjesa e dytë ishe Mauro Icardi që shënoi gol për 1-0.

Festa e francezëve dhe dëshpërimi i turqve . (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)

Argjentinasi përfitoi nga një pasim shumë i bukur i Pablo Sarabia që e la të vetëm me portën.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe ndeshja u mbyll me fitoren e PGS-së.

Francezët janë lider në grup me 6 pikë, ndërsa kanë lënë pas Club Bruggen me dy pikë, dhe Real Madridin dhe Galatasarayn dhe nga një pikë. /Telegrafi/