Mesfushori danez, Christian Eriksen, ka përfunduar në radarin e Paris Saint-Germain dhe është një objektiv për ditët e mbetura të afatit kalimtar veror.
Skuadra kampione e Ligue 1 është e gatshme të shtojë disa cilësi shtesë në mesfushë përpara se afati kalimtar i transferimeve të mbyllet këtë të premte.
Ylli kroat i Barcelonës, Ivan Rakitic konsiderohej si objektivi kryesor i parisienëve, por pista për transferimin e tij dështoi.
Megjithatë, sipas mediave angleze, PSG tashmë ka objektivin tjetër në radarin e tyre për rolin e mesfushorit dhe ai është danezi Eriksen.
Sipas mediumit Sunday Express, skuadra nga Parc des Princes është gati t’i ofrojë Tottenhamit 100 milionë funte apo pak më shumë se 110 milionë euro për të siguruar shërbimet e yllit danez.
Eriksen, i cili ka qenë një lojtar kyç për Spurs që kur u bashkua nga Ajax në vitin 2013.
Mesfushori kreativ ka qenë gjithashtu i lidhur ngushtë me gjigantët e La Ligës, Barcelonën dhe Real Madridin. /Telegrafi/