Sipas La Gazzetta dello Sport, gjigantët e Ligue 1, PSG janë ende të interesuar për Victor Osimhen, por do t’i kërkohet të paguajë një klauzolë të dyfishtë në afatin kalimtar të janarit.
Gjigantët e Ligue 1, PSG vazhdojnë të monitorojnë të huazuarin e Napolit, Osimhen.
Sulmuesi nigerian është aktualisht në huazim te Galatasaray, dhe edhe nëse skuadra turke ka besim se ai do të qëndrojë në Stamboll deri në fund të sezonit, një klauzolë lirimi e vlefshme në afatin kalimtar të janarit e lë në dyshim të ardhmen e tij në klubin turk.
Gazzetta konfirmon se marrëveshja e Osimhen me Napolin përfshin një klauzolë prej 75 milionë euro të vlefshme për janarin, por çdo klub i interesuar për yllin e Napolit muajin e ardhshëm do të duhet të shtojë një tarifë shtesë për ta liruar atë nga Galatasaray.
Corriere dello Sport raportoi në tetor se kompensimi për Galatasaray është vendosur në 6 milionë euro.
PSG mbetet e interesuar për Osimhem për janar, sipas Gazzetta, pasi drejtori i klubit francez, Luis Campos, ka punuar tashmë me sulmuesin në Lille dhe është një admirues prej kohësh i 25-vjeçarit.
Osimhen aktualisht është i dëmtuar, por ka shënuar dhjetë gola dhe ka dhënë pesë asistime në 13 paraqitje në të gjitha garat me Galatasaray këtë sezon. /Telegrafi/