Telegrafi

PSG e do Umtitin si pjesë të marrëveshjes për kalimin e Neymarit te Barca

(Foto: Getty Images/Guliver)

Paris Saint-Germaini shpreson të arrijë marrëveshje me Barcelonanën për qendërmbrojtësin Samuel Umtiti, pasi dëshiron ta përforcojë fazën defensive.

Klubi francez dëshiron ta përfshijë futbollistin e klubit spanjoll në bisedimet për kthimin e Neymarit në Camp Nou.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Samuel Umtiti

Sipas Mundo Deportivo, Umtiti është më lartë në listën e dëshirave të PSG, në krahasim me lojtarët tjerë, Philippe Coutinho dhe Ousmane Dembele, që janë ofruar si pjesë e marrëveshjes për brazilianin.

Neymar (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

25-vjeçari mungoi pesë muaj në sezonin e kaluar pas lëndimit të gjurit dhe vendin e startuesit ia zuri bashkëkombësi Clement Lenglet.

Ai nuk arriti më që ta rikthente vendin e tij në formacionin bazë të Blaugranëve, ashtu që Barca e ka nxjerrë në shitje. /Telegrafi/